E premte, 24.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte.
Mehdi Bej Frashėri:









nga Dashnor Kaloçi

"Madhni, gëzohem që M.J. e familja jeni mirë nga shëndeti: ne për fat të keq akoma Nejren e kemi të sëmundë, me gjithë që ka ba disa përmirësime. Mësoj me kënaqësi të madhe që M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se këto janë të domosdoshme për historinë e Shqipnisë: do të drejtojnë shumë gabime të këtyne dyzet vjetëve të fundit. Këtu do të gjeni gjegjjet e pyetjeve që M.J. me drejtuet. Shpresoj të Ju jenë të një utiliteti.

Sido qoftë un jam këtu, çdo herë që do të paraqitet nevoja me dhanë çka dijë, në këtë vepër eksepsionalisht me randësi që M. J. keni fillue. Në numrin pesë vramjen e Gjeneral Tellinit e kam përmbledh në veprimet e Komisjonit të Deltimitacioneve, kësisoj gjegjet e mija përbajnë vetëm pesë numra.

Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojën t'i hedh një sy të shkurtën situatës. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si të mos gjej herët a vonë një konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, qi t'i lejojë shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja. Mbetem me nderimt e mija ma të thella për M. e J. dhe gjithë familjen Mbretënore, në të cilat shoqnohet një familje e jeme.

E vërteta e Shën Naumit

Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum".

Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë.
Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë

Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.

Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës.

Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit.

Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej.

Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat.

Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.

Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos ushtri.
Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë

Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend.

Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija.

Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".


Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit

Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve '20, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj

Nga Mehdi Frasheri

Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.

Mbas pak ditesh, arriti Komisioni dhe une dola i prita ne Erseke. Per secilin delegacion kishim zene nga nje shtepi me qira ne Korce dhe une me personelin shqiptar kisha zene me qira gjysmen e shtepise te Lutfi bej Zavalanit. Prane meje ndodhej major Voti, francez ne sherbim te Shqiperise; togeri Dhimiter Kosturi; Selim Zyma, gjeodet' dhe dy topografe italiane ne sherbimin tone:Kontarini e Skalera, pervec sherbetoreve dhe gjellberesve.

Kete rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespes. Simbas vendimit te Konferences se Paqes te Parisit, kazaja e Korces, sic ndodhej ne kohen e Turqise, i kishte mbetur Shqiperise. Vecse ne marreveshjen e Kapshtices me 15 maj 1920, nenshkruar prej delegateve shqiptare te Korces dhe komandantit ushtarak te Greqise, pjesa me e madhe e kazase se Korces ishte liruar prej ushtrise greke, por 16 katunde qe ndodheshin pertej Bilishtit dhe pertej qafes se Zvezdes, i kishte Greqia nen okupacion.

Ne caktimin e kufijve te kesaj zone, na dilnin dy ceshtje me gjemba dhe me rendesi politike. Njera nga keto dy ceshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ceshtja e Shen Naumit. Qeveria konstitucionale e Turqise, pas vitit 1908 per qellime zgjedhjesh, kishte ngaterruar juridiksionin e qarkut te Korces, duke i aneksuar katundet shqiptare te qarkut te Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof ne kazane e Kosturit, duke qene se keto katunde ndodhen fare afer Bilishtit dhe larg Kosturit. Po te merrej lehtesisht fjala"Kaza e Korces", qe perfshinte vendimi i Konferences se Londres, keto dy katunde lypsej qe t'i mbeteshin Greqise, kurse ato ndodheshin ne luginen e eperme te Devollit, qe ndodhej brenda kufirit natyral te Shqiperise.

Arsyeja e lypte qe keto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqiperise dhe si kompensim nga te 16 katundet qe ndodheshin nen okupacionin grek dhe te banuara prej elementesh jetergjines, te ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqise. Kjo ceshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nenkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marre fund. Meqenese, katundi Bozhigrad qe do t'i mbetej Shqiperise, kishte nje popullsi relativisht te madhe, kompensimi i ketij katundi perfshinte disa katunde prej te 16-ve, qe kishim per te marre nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojen politike qe ceshtja e kufijve nderkombetarisht te merrte fund nje ore e me pare e te mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, ne rast turbullirash, serbet dhe greket do te gjenin preteks per te nderhyre me arme ne Shqiperi. Me keto prapamendime, delegatet greke dhe serbe- donin si e si qe ceshtja e kufirit te vononte sa te ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike ne Shqiperi.

Duke marre parasysh keto pika, kur bisedohej vija e kufirit, une shihja qe ne pikat kryesore te insistonim, por per sende, qe nuk kishin ndonje rendesi, sa te ishte e mundur, te mos jepja shkak per konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej te pyeste Konferencen e Paqes ne Paris, per te dhene vendimin definitiv, por kjo pergjigje vononte teper. Shenimin e kufirit e filluam nga bregu perendimor i liqenit te Prespes ne katundin Bezmisht tej Gorices, dy cifligje te Frasherit.

Ketu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe cifligut Stenje nga ana e Jugosllavise, por edhe ky ciflig i Frasherit. Se andejmi u hodhen ne bregun lindor te liqenit, duke prere sirrethujzen qe gjen fund me uren e Achillit duke pershkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majen e malit qe ndan katundin Rakicke, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qe i mbeten Greqise ose Jugosllavise. Me kete menyre, shenimi i kufijve vazhdoi deri ne vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me kete menyre- filloi levizja e kryengritjes se Fan Nolit ne muajin qershor. Komisaret e shteteve te medha shfaqen mendimin qe te largoheshin nga Shqiperia nga shkaku i kryengritjes. Nje gje e ketille do te ishte teper e demshme per Shqiperine, sepse Greqia kishte pergatitur komitet e saj afer kufirit, dhe largimin e komisareve te huaj do ta kishte si nje prove per okupimin e Korces dhe Gjirokastres nen etiketen e epiroteve. Une bera c'ishte e mundur per t'i bindur komisaret, se nuk kishte vend per t'u frikesuar, sepse shqiptaret te huajt, sidomos te derguarit e shteteve te medha, i konsiderojne si persona te shenjte e te paprekshem, simbas mendesise dhe zakonit te tyre. Me ne fund u thashe se lypsej te vritesha une me pare- me gjithe ushtaret e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalet qe fliten me bindje e me sinqeritet, kurdohere bejne efektin e tyre. Meqenese komisaret kishin besim te plote tek une, e nderruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithese qe Konferenca e Parisit u kishte dhene leje te largoheshin....

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.

I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.

Gje per t'u habitur ishte vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.

Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonen e Liqenit te Prespes dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec per te caktuar zonen e Shen-Naumit e te Malit te Thate. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shen-Naumit ne jug dhe zona e Vermoshit ne veri kishin mbetur te pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferences se Parisit, duke i thene se Shen-Naumi ne jug dhe Vermoshi ne veri -i takonin Jugosllavise. Per kete arsye, caktimi i kufijve ne keto dy zona- ishte shtyre per ne vitin 1924.

Konferenca e Londonit me 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit me 1921, ne vendimin e tyre kishin thene se kufiri shqiptar ne breg te Liqenit te Ohrit vete deri ne Shen-Naum, por nuk thuhej nese inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nese Shen-Naumi eshte i perfshire apo i perjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqiperise, por, meqenese Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ceshtjen ia referoi Lidhjes se Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hages. Derisa te dilte vendimi i Hages, ne pezulluam caktimin e kufijve- vetem ne pjesen qe ndodhej afer Shen-Naumit, dhe pjeset e tjera i mbaruam me gjithe piramidat e tyre. Se andejmi shkuam ne Shkoder, mbasandej ne Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar prane Konferences se mali qe quhej Vermosh, ka hyre brenda ne Jugosllavi teper thelle dhe prandaj krijon nje pengese per rruget e komunikimit midis Ipekut, Gusinjes, Plaves e Podgorices. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdher Komisionit te Kufijve qe ceshtjen e Vermoshit ta hetonte ne vend, keshtu qe u ngritem e vajtem ne Podgorice dhe se andejmi ne Andiravic, Plave, Gusinje e Vermosh. Ne vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptareve e jugosllaveve, ishte caktuar nje zone neutre dhe keshtu Vermoshi ndodhej brenda kesaj zone e pa ndonje autoritet.

Ne Vermosh kurdisem cadrat dhe filluam hetimet. Meqenese padre Cirili, kishte marre pjese ne Luften e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezerve dhe, duke qene nje patriot i besueshem, e porositem qe te vishte rroba oficeri dhe e morrem me vete si nje oficer ne sherbim te kufijve. Gjaithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qe kishte goditur shtepine ne Vermosh. Vermosh quhet nje lume i vogel, qe del nga mali Montevilla, percan nje lugine me nje fushe te vogel dhe shkon perfund Gusinjes e Plaves, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet ne Danub. Ne fushen qe formon luginen e Vermoshit, nja 50 familje nga te Klementit kane goditur kasolle, bejne bujqesi dhe veres kullotin bageti; dimrit pjesa me e madhe vjen ne bregun e Matit ne cifligun e shtetit qe quhet Gurez, dhe disa zbresin ne katundin Kakariq te Shkodres.

Bajraku i Klementit formohet prej kater katundesh, ne luginen e lumit Ceme, qe derdhet ne liqenin e Shkodres, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afer Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qene dhe eshte kullota verore e Bajrakut te Klementit, por mjaft larg prej bregut te Cemit, dhe hyn si nje triangel i madh brenda ne tokat jugosllave. Po te hidhet nje sy mbi harten e Shqiperise se Veriut, qe kufizohet me Jugosllavine, ky triangel menjehere duket. Konferenca Londonit me 1913 kishte vendosur qe tokat e Klementit i takojne Shqiperise, por e verteta eshte se, pervec Austrise, asnje nga delegatet e shteteve te medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thelle ne token e Malit te Zi, prandaj vendimi ishte marre kesisoj mbi propozimin e ambasadorit te Austrise. Kur kishte shkuar Komisioni i pare i kufijve me 1913 dhe e kishte pare me sy vendin, ne mes te tyre ishin ngrene mjaft: delegati rus mefrancezin, me nje ane dhe delegatet austro-italiane ne anen tjeter, te paret ne favor te Malit te Zi dhe te dytet ne favor te Shqiperise. Megjithekete, ky komision kishte marre disa shenime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit me 1921, per sa i perkiste kesaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kete rend filloi nga hetimet ne vend dhe kesisoj vendosi qe te pyeste tre shqiptare e tre jugosllave per kete ceshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanovicit.

Une ne mbremje mora nje shishe raki, pregatita meze dhe thirra...Uc Turkun, At Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashe nga nje raki, u shtrova dhe une kembekryq ne mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ceshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se:"C'shenja e c'dokumenta keni per te treguar e per te provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve te Klementit: Selc, Vukel e Niksh? Pike se pari do te m'i kallezoni mua nje nga nje, t'i bisedojme se bashku, qe kur t'ju therrese komisioni, te dini se cfare te thoni", u thashe. Se pari filloi Uc Turku, vojvoda i Klementit, nje plak me kuptim te kthjellet dhe patriot, i cili kishte marre dy-tri plage dhe per kete shkak ishte bere calaman-duke luftuar me sllavet ose, simbas fjales se tyre, me shqehet qe guxonin te kalonin tokat shqiptare. Se dyti filloi Prenk Cali, qe kishte prire Komisionin Nderkombetar te vitit 1913 ne zonen e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot per te shpetuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qene e mundur.

Pas tij, i treti filloi At Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike ne kete zone, te cilat qartazi provojne token shqiptare, sepse shqehet jane ortodokse dhe keshtu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojne nga ato te katolikeve.

Secili prej tyre deftente argumente te posacme e te vlefshme me nje te folur te thjeshte.

Nga ana e jugosllaveve ishin thirrur e pergatitur nje avokat, nje gazetar dhe nje oficer qe pretendonin se e kishin origjinen e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qe ne realitet banonin dhe ushtronin detyren ne Beligrad.

Te nesermen Komisioni i thirri te dy palet dhe i pyeti, ne mungese te delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona keta te interesuar per ceshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisareve te shteteve te medha, duke qeshur, me thane se kuptimi i kthjellet, sinqeriteti dhe inteligjenca e malesorve shqiptare paravlejti me teper se theniet pa llogjike e pa vend te personave jugosllave, te pyetur rreth ceshtjes. Gazetari shqah kishte filluar te bente fjale per nje gjeneral turk te quajtur Sulejman Pasha dhe qe shqiptaret e kishin ndihmuar kunder shqeheve; avokati kishte bere fjale per proceduren dhe oficeri i rezerves kishte filluar fjalen duke i thene kryetarit te komisionit, gjeneral Gazeres se ishte i dekoruar prej qeverise italiane...

Te nesermen, Komisioni bashke me ne do te vente ne Gusinje per te bere hetime.

Une u hoqa verejtjen qe me pare, duke u thene se terrorizimi i shqeheve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptaret jane aq te rrepta, saqe personat qe do te pyeten ne Gusinje, po te jete qe te kerkohen prej gjeneral Jovanovicit, ky do t'i frikesoje, keshtu qe nuk do te thone te drejten, prandaj eshte e arsyeshme, si te vemi ne Guzinje, te dalim kinse per te shetitur dhe tre persona qe do te hasim neper rruge, te merren e te pyeten.

Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje, dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.

Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit, kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit. Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.

Vendimi i Konferences se Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqiperise do te jete kufiri i vjeter, qe ka qene midis Turqise dhe Malit te Zi. Nga rreza e Montevilles dilte nje perrua qe quhet Skrobotin. Ky perrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka nje kurriz te gjate, qe ndan luginen e Vocipotokut nga ajo e Skrobotines. Ky kurriz quhet Velipoje, mbi te ushtria turke qe ruante kufirin e atehershem, kishte goditur nje karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezeve, por rrenimet dukeshin. Meqenese keto rrenime provonin kufirin e vjeter turko-malazes, per te cilin behet fjale vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.
Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë

Mirepo faqja tjeter e Velipojes ishte kullote e malazezeve dhe per kete shkak ne kohen e Turqise midis malazezeve me nje ane dhe turko-shqiptareve, me anen tjeter, ngjanin luftra. Delegati jugosllav deshironte qe kjo cope kullote t'i mbetej Jugosllavise dhe balle kesaj- ne te merrnim liqenet e Rakavecit, qe sherbenin per te pire uje bagetia e Klementit, sepse mali tjeter ishte i thate. Dhe, vec kesaj, te na jepnin edhe nje rrip tjeter nga ana e Grencarit, per te pasur rruge e per te zbritur ne perruan, qe ishte afer Andrievices. Kjo menyre zgjidhjeje ishte e dobishme per te dy anet, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtesirat e liqeneve dhe te rruges afer karakollit te Grencarit. Une, para se te jepja pelqimin, u keshillova me malesoret, te cilet me gezim dhane pelqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Une, vec pikave qe u thane me siper, kerkova qe nga pjesa e kullotes qe shkembenim me shqehet , nje qark me nje shtize prej 100 metra perqark karakollit te Velipojes, qe do te sherbente per mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqiperise, sepse perndryshe godina e karakollit nuk mund te ngrihej atje ku ka qene, se vija e kufirit shkonte gjate kurrizit. Ngritja e karakollit te Velipojes do te sherbente per qetesine dhe per sigurine e Vermoshit. Refugjatet politike qe ndodheshin jashte, me vone, kur u firmos protokolli me 1925, me qellim perhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotesisht Shqiperise, duke i siguruar edhe qetesine me shkembimin e nje kullote te vogel pa rendesi...

***

Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.

Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.

***

Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....


Publikuar: 05.08.2010 | 17:46
Lexuar: 2887 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime